Zgjedhjet në Kosovë, Rama uron Thaçin

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur fitoren e homologut të tij Hashim Thaçi në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook,  Rama ka uruar suksese për anëtarët e rinj të Parlamentit të Kosovës, duke theksuar se pavarësisht se është bërë shumë, sipas tij ende ka shumë për tu bërë.

“Urime Hashimit&PDK per fitoren, suksese te gjithe anetareve te Parlamentit te ri te Kosoves.Shume eshte bere ka ende shume per te bere”- shkruan Rama në Facebook.

 

Share Button