Zgjedhjet lokale në Kroaci

Raundi i parë i zgjedhjeve lokale në Republikën e Kroacisë do të mbahet sot më 21 maj 2017. Mbi 3,7 milionë votues të regjistruar kanë të drejtë do të zgjedhin rreth 9,500 zyrtarë lokalë nga 47 601 kandidatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zgjedhjet për pushtetin lokal, si dhe zgjedhjet për Parlamentin e Kroacisë, mbahen çdo katër vjet. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, në qoftë se një kandidat nuk zgjidhet me shumicë votash do të mbahet dy javë më vonë, më 4 qershor, 2017.

Fushata për zgjedhjet lokale ka zgjatur deri të shtunën, 19 maj, pas së cilës pason dita e heshtjes parazgjedhore, e cila shtrihet edhe në ditën e zgjedhjeve, deri në mbyllje të vendvotimeve.

Qendrat e votimit

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në nivel shtetëror do të jenë të hapura 6,618 vendvotime, kurse gjithsej 612 vendvotime do të ketë vetëm Qyteti i Zagrebit.

Kroacia ka 428 komuna, 127 qytete dhe 20 qarqe, ku këtij numri i shtohet edhe qyteti i Zagrebit i cili ka status të veçantë si qytet dhe si qark.

Shikuar në nivel qarqesh, numër rekord të vendvotimeve do të hapen në qarkun e Zagrebit, 636 vendvotime, pason qarku i Split-Dalmacisë me 604 vendvotime, ndërsa më së paku do të ketë Liçno-Senjska me 117 vendvotime. Në qytetin e Splitit do të hapen 165 qendra votimi, në Osijek 117 , Rijekë 101, dhe Zadar 71 vendvotime.

47,000 kandidatë

Për vende në qeverinë lokale në këto zgjedhje konkurrojnë 47.000 kandidatë, më pak se në zgjedhjet e vitit 2013. Bëhet fjalë për gjithsej 373 njësi zgjedhore dhe vetëqeverisëse me të cilat menaxhojnë 9.579 zyrtarë lokalë: kryetarë bashkie, kryetarë komune, zëvendësit e tyre dhe këshilltarët e qytetit, komunës dhe të qarkut.

Qytetarët kroatë me të drejtë vote do të zgjedhin 20 kryetarë dhe 51 zëvendës kryetarë qarku, 127 kryetarë të bashkive dhe 193 zëvendës të tyre, 428 kryetarë të komunave dhe 440 zëvendës të tyre.
Zëvendësit nga radhët e pakicave kombëtare apo popullit kroat, kanë 152 vende, kështu serbët zgjedhin më së shumti 87, kurse boshnjakët pesë.

Në zgjedhje 126 parti

Nga numri i përgjithshëm i listave dhe kandidaturave që arrin në 4,630, mësohet 374 lista nuk kanë përmbushur kuotën e kërkuar minimale të përfshirjes së femrave prej 40 për qind, për çka do të detyrohen të paguajnë gjoba. Këto dënime shkojnë për partinë dhe arrijnë deri në 40,000 kuna (5,500 euro).

Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjen e kryetarëve të komunave, kryetarëve të bashkive dhe kryetarëve të qarqeve si dhe zëvendësve të tyre janë të regjistruar 3,719,157 votues.

Procesi zgjedhor do të vëzhgohet nga 12.406 vëzhgues, me licencë të lëshuar nga komisionet zgjedhore të qarkut ose nga ana e KSHZ-së vëzhgimi u jepet OJQ-ve, thuhet nga KSHZ.

Share Button