Zgjedhjet bashkiake në Londër, kandidat Sadik Khan me origjinë islame

Qytetarët e Londrës zgjedhin kryebashkiakun e ri tyre, derisa edhe në pjesët tjera të Britanisë së Madhe do të mbahen zgjedhjet lokale.

Banorët e Londrës do të zgjedhin mes Sadik Khan, i cili në rast të fitores do të bëhej kryebashkiaku i parë mysliman i kryeqendrës, si dhe Zak Goldsmith, luftëtar për mbrojtjen e mjedisit.

“Fushatën për përzgjedhjen e kryebashkiakut të Londrës e kanë karakterizuar një atmosferë negative, duke pasur parasysh tendencën e Goldsmith për të vënë në lidhje Khan-in me ekstremistët myslimanë”, ka lajmëruar France press.

Khan, 45-vjeç është bir i një emigranti pakistanez, vozitës autobusi, i cili kishte depërtuar në politikë si mbrojtës i të drejtave të njeriut, ndërsa 41-vjeçari Goldsmith është pasardhës i manjatit James Goldsmith, i cili vjen nga një prej familjeve më fuqishme britanike.

“Kryeministri konservator David Cameron, do të përpiqet të konfirmojë dominimin e tij, ndërsa lideri i laburistëve të opozitës, Jeremy Corbin, pritet të ballafaqohet me testin e tij të parë të madh zgjedhor” , transmeton AFP.

Agjencia franceze shton se rezultatet e zgjedhjeve të sotme do t’i japin një kahje fushatës 7 javore para referendumit me 23 qershor, në të cilin britanikët pritet të deklarohen për të mbetur apo jo në BE.

Në Skoci, Partia e kryeministrit Nicola Sturgeon, e cila është pro shkëputjes së Britanisë do të përpiqet që në zgjedhjet lokale të përforcojë pushtetin e saj në mënyrë që të sigurojë një referendum shtesë në lidhje me daljen e Britanisë nga BE, pasi që referendumi në vitin 2015 kishte rezultuar pa sukses.

Share Button