Zëra të qetë, fëmijë të qetë

Prindërit e dinë se në kulmin e një furtune, qëndrimi i qetë është rregulli i artë, por është shumë e vështirë të mbash një ton të qetë kur merresh me sjellje të ndryshme të fëmijëve gjatë ditës.

“Kur prindërit bërtasin, e kanë humbur toruan. Në ato momente prindërit janë të mbingarkuar me inat dhe frustrim”- thotë Dr. Steven G. Dickstein, psikiatër fëmijësh dhe adoleshentësh.

Çfarë ka të keqe ngritja e zërit?

1) Humbje e mesazhit- Të bërtiturit zbeh mesazhin duke përforcuar më shumë emocionet dhe duke tensionuar më shumë situatat deri në agresion fizik apo verbal.

2) Humbje e vëmendjes- Nëse prindërit e ngrejnë vazhdimisht zërin, fëmijët fillojnë të neglizhojnë më shumë fjalët e tyre.

3) Përkeqësim vetëbesimi- Prindërimi i ashpër ndikon drejtpërdrejt në uljen e vetëbesimit tek fëmijët.

4) Humbje e raportit pozitiv- Kur të bërtiturit është bërë mënyrë e zakonshme e komunikimit, fëmijët dhe prindërit nuk arrijnë të ndërtojnë lidhje të ngrohta afektive.

5) Edhe prindërit ndjehen keq- Ngritjet e zërit i bëjnë prindërit të ndjehen me faj, të frustruar dhe të demoralizuar.

Pse është qetësia më e mirë?

1) Modeli i sjelljes ka ndikim të madh- Kur prindërit tregojnë mënyra të vetëmenaxhimit ndihmojnë dhe fëmijët të imitojnë këto modele.

2) Fëmijët ndjehen më të sigurt- Përbërësit e prindërimit më të mirë janë “ nivele të larta të përkujdesit, prindër autoritarë, por të sjellshëm” thotë Dr. Melanie Fernandez.

Këshilla për prindërit:

• Identifikoni ndërveprimet problematike- Pikasni problemet e zakonshme që ju acarojnë ju dhe fëmijët tuaj.
• Krijoni vazhdimësi- Krijoni rutina të thjeshta të zbatimit të detyrave hap pas hapi dhe orientoni fëmijët me orare dhe përgëzime.
• Konsideroni ngacmuesit- Jini të vetëdijshëm për faktorët që ngacmojnë sjelljen problematike të fëmijës suaj dhe parapërgatisni reagimet tuaja të qeta.
• Të kuptuarit = durim- Është e rëndësishme që prindërit të njohin dhe të kuptojnë aftësitë e fëmijëve sepse kjo i ndihmon ata të jenë më të duruar.
• Menaxhoni kohën- Përpjekja për të bërë sa më shumë gjëra shkakton stres. Kur prindërit bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë, fëmijët shfaqin më shumë sjellje negative.
• Qetësohuni- Kur e shikoni se situata po tensionohet, zmbrapsuni dhe merrni frymë.
• Shkëpututni- Shkëputuni nga situatat dhe sjelljet problematike derisa të mblidhni veten në mënyrë që të mos i fryni zjarrit.
• Mësoni të dorëzoheni dhe të qeshni me problemin- Mësoni ta lironi situatën dhe t’ia lehtësoni jetën vetes.
• Kërkoni mbështetje- Është me shumë rëndësi të kini një rrjet miqsh dhe të afërmish që ju ndihmojnë në ditë të këqija kur nuk mundeni ta qetësoni vetveten.
• Shprehni ndjenjat tuaja: Në varësi të moshës së fëmijës suaj, ju mund t’i shprehni ndjesitë që keni me fëmijën tuaj pasi të jetë qetësuar situata.

Share Button