Zënkat mes motrave dhe vëllezërve

A është agresioni mes motrave dhe vëllezërve pjesë normale e rritjes? Shumica e studimeve përgjigjet “jo”. Studiuesit kanë vëzhguar se agresioni mes fëmijëve në familje ka po të njëjtat efekte negative si çdo lloj tjetër agresioni.

Kur fëmijët zihen me njëri-tjetrin, cilësia e prindërimit vihet në pikëpyetje. Prindërit e stresuar tentojnë të përdorin më shumë teknika të ashpra, të marrin vendime subjektive dhe të padrejta, ose të përfshihen më pak në shqetësimet e fëmijëve.

Mirësjellja dhe bashkëpunimi duhet të fillojë në shtëpi. Marrëdhënia mes fëmijëve të një familje përmirësohet kur ne u mësojmë dhe u përforcojmë parimet e të qënurit të drejtë me tjetrin.

Kur u tregojmë fëmijëve se si të qasen në mënyrën e duhur dhe kur ndërhyjmë në momentin që kjo nuk po ndodh, ne ndërtojmë një ambjent që mbështet zhvillimin e vetëkontrollit. Duke u treguar fëmijëve më të mëdhenj limitimet e zhvillimit të fëmijëve të vegjël, dhe duke i përgëzuar kur ata sillen mirë dhe me përgjegjësi, ne mund të sheshojmë xhelozite.

Share Button