Zelandë e Re, për shkak të sëmundjes infektive do të asgjësohen 4.000 krerë bagëti

Për shkak të sëmundjes infektive “mycoplasma bovis”, do të bëhet asgjësimi i rreth 4.000 krerëve bagëti në Zelandën e Re, bën të ditur Ministria e Industrisë Primare të Zelandës së Re, raporton Anadolu Agency (AA).

Më tej theksuan se asgjësimi i bagëtisë do të bëhet pasi të konstatohet se janë të prekur nga njëra prej sëmundjeve më patogjene të bagëtive. E gjithë kjo do të bëhet për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje tek kafshët.

Geoff Gwyn nga ministrisa në fjalë tha se “mycoplasma bovis” u zbulua në korrik në një fermë në zonën e Omarit.

“Më qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të sëmundjes duhet të asgjësohen rreth 4.000 krerë bagëti nga pesë ferma në atë zonë”, tha Gwyn.

Sipas të dhënave zyrtare, në Zelandën e Re ka më shumë se dhjetë milionë krerë bagëti.

Share Button