Zelanda, vendi nr 1 për të jetuar

Zelanda e Re është vendi më i avancuar social në botë nga 132 vende të përfshira në organizatën kërkimore Social Progress Imperative. Në përpilimin e listës organizata ka analizuar më shumë se 50 tregues të ndarë në tri grupe: nevojat themelore të njeriut, mirëqenien bazë dhe mundësitë. Disa nga treguesit janë të ushqyerit, kujdesi themelor mjekësor, qasja në ujë të pastë, mjedisi, siguria personale, qasja në shkollim, komunikimi, të drejtat personale, liria personale, e drejta e zgjedhjes, toleranca, qasja në shkollimin e lartë dhe të tjera. Pas Zelandës së Re vjen Zvicra, pastaj radhiten Islanda, Holanda, Norvegjia, Suedia, Kanadaja, Finlanda dhe Danimarka, ndërsa në vendin e 10-të është Australia. Në 20-shin e parë janë Austria, Gjermania, Britania e Madhe, Japonia, Irlanda, SHBA, Belgjika, Sllovenia, Estonia dhe Franca. Vendet e Ballkanit si Kroacia radhitet e 36-ta, Serbia (41), Bullgaria (44), Shqipëria në vendin e 48-të. Pastaj Mali i Zi (53) dhe Bosnja e Hercegovina (61). Në fund të listës janë Nigeria, Pakistani, Jemeni, Nigera, Angola, Sudani, Guinea, Buru.

Share Button