Zbuloni se kush ju ka fshirë nga Facebook-u

Ka shumë mundësi që dikush t’ju ketë fshirë nga Facebook-u dhe ju ta keni kuptuar shumë vonë, ose se keni kuptuar ende. Kjo për shkak se kur dikush ju largon nga lista e miqve nuk merrni ndonjë njoftim për këtë gjë.

Mirëpo, tani e tutje ju do të mund të shikoni se kush ju ka fshirë nga Facebook-u. Kjo falë një aplikacioni që quhet “Who deleted me” dhe që mund të shkarkohet falas për të gjithë telefonat me sistem Android dhe iOS.

Gjithashtu, në këtë aplikacion mund të shikoni edhe miqtë të cilat kanë çaktivizuar llogaritë e tyre, në mënyrë që ju të mos i “fajësoni” se ju kanë fshirë.

Po ashtu, aplikacioni ju njofton për listën aktuale të miqve tuaj, atyre që janë shtuar që nga vizitua juaj e fundit në këtë aplikacion si dhe të atyre që i keni fshirë vetë.

Share Button