Zbulohet një planet i ri me madhësi të Tokës

Në observatorin La Silla në Kili, me ndihmë të radarit me saktësi të lartë për zbulimin e planetëve (HARPS), është zbuluar një planet i ri, në distancë prej 11 vite dritë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç lajmëroi BBC, planeti i cili është planeti i dytë më i afërt i Tokës, me madhësi të planetit Tokë, quhet “Ross 128 b”.

Theksohet se planeti “Ross 128 b” rreth yjeve rrotullohet 20 herë më afër se sa Toka që është larg Diellit. Po ashtu theksohet se planeti, duke marrë parasysh se është më i vogël dhe më pak e ndritshëm se Dielli, është e ekspozuar ndaj rrezatimit të butë nga Toka.

Astronomët supozojnë se temperatura e sipërfaqes së planetit “Ross 128” është e ngjashme me temperaturën e Tokës, dhe në krahasim me “Proximu b”, që është planeti më i afërt i planetit Tokë, ka kushte që më shumë përshtaten për jetë.

Share Button