Zbulohen sinjale të kutisë regjistruese të “Malaysa Airlines”

Anija australiane, në kërkim të avionit “Malaysia Airlines” zbuloi sinjale që përkojnë me ato të regjistruesve te kutisë së zezë. Anija “Mburoja e Oqeanit” perceptoi dy herë sinjalin. Marshalli Angus Hjuston që po drejton kërkimet, tha se “këto janë të dhënat më premtuese deri tani, por-siç pohoi ai- duhet më shumë informacion dhe konfirmim i mëtejshëm”. Anija i kapi sinjalet duke përdorur gjeneratorin e sinjaleve, i vendosur në anijen “mburoja e Oqeanit”. Sinjali i parë zgjati 2 orë e 20 minuta dhe me pas humbi. Anija bëri një rrotullim dhe në kthim e zbuloi sërish sinjalin që zgjati 13 minuta.  Hjuston tha se “në këtë rast dy sinjalet u dëgjuan me forcë”. “Në mënyrë domethënëse shpjegoi marshalli Hjuston- ka lidhje me regjistruesit e të dhënave dhe zërin në kabinë”. “Jam shume më optimist seç isha më parë nenvizoi ai”. Megjithsë anija ndodhet në të njëjtën zonë, nuk ka mundur të marrë sinjale të tjera. Ajo që duhet te përcaktohet është “nga vjen sinjali”. Fill pas kësaj, duhet të zhytet pajisja nënujore Bluefin 21, për të gjetur pjesët e mbetura të avionit. Sinjali erdhi nga një thellësi prej 4500 metrash. Ai paralajmëroi se hapat e ardhshëm do të kërkojnë shumë kohë.

Share Button