Zbulohen objekte të rralla në Sarajet Këlcyra

Janë zbuluar objektet e para në gërmadhat e Sarajeve të Ali bej Këlcyrës. Ato janë disa skelete të llambadarëve të shkrirë nga zjarri dhe enë qeramike të aristokracisë europiane të 1900-s e më gjerë.

Skënder Muçaj rrëfen për Report TV arsyet se pse arkeologët shkuan në Sarajet Këlcyra. “Sarajet e familjes Këlcyra janë nga ndërtimet më të mëdhaja të bëra në territorin e Shqipërisë deri më tani. Është një ndërtesë tepër madhështore me shumë-shumë kulla, mund të ketë shtatë apo tetë kulla të mëdha katërkatëshe secila, dhe një kat të nëndheshëm. Vetëm ndërtesa zë një sipërfaqe prej 3 mijë metra katrore.”, tha Muçaj. Të djegura nga grekët në prill të 1914-s, për më shumë se një shekull këto gërmadha kanë mbetur një monument i madh i heroizmit, por pa emër.

Share Button