Zbulimi i BIRN: Ekstremistët serbë planifikonin komplote në Kosovë që do të ndikonin edhe në Ballkan

(Titulli original i hulumtimit të BIRN: Monarkistët Serbë, Djathtistët Britanikë dhe një Komplot që Mund ta Shkundë Ballkanin)Monarkistët serbë të lidhur me rusët dhe një grup britanik i të djathtës ekstreme po kërkojnë t’i pajisin grupet misterioze serbe në veriun e Kosovës për t’i rezistuar asaj që ata besojnë se do të jetë një sulm ndaj serbëve nga ana e shqiptarëve, shkruan Ballkan Insight.Lart mbi qytetin e ndezur të Mitrovicës, në pjesën veriore të lumit Ibër që i ndan shqiptarët dhe serbët në Kosovë, qëndron kisha moderne e Shën Dimitrit.
Në një natë shtatori të këtij viti, lideri i grupit të padukshëm pro-monarkist Urdhri i Dragoit, pozoi për një fotografi në maje të kodrës me një pako ndihmash për popullatën serbe të kësaj zone: jelekë antiplumb, dronë dhe veshje ushtarake.Dejan Damnjanoviq, lideri i Urdhrit, postoi një fotografi në faqen e tij në Facebook me një paralajmërim se duhen “veprime në vend të demagogjisë” në përgatitje për rezultatin e propozimit të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për një “diskutim nacional” për të ardhmen e Kosovës.

Përderisa Damnjanoviq tha se fotografia është publikuar me qëllim të përçimit të një mesazhi, përfaqësuesit e Urdhrit në Kosovë thanë për BIRN se pajisjet ishin të dedikuara për ‘airsoft’, në të cilat përfshihen edhe pajisje ushtarake false.Fotografia ishte larguar nga profili i tij, pas interesimit të BIRN.Por zbulimet megjithatë ngrisin pyetje rreth aktiviteteve të grupeve nacionaliste dhe atyre të djathtistëve ekstremë në këtë rajon të paqëndrueshëm, sidomos pasi një hulumtim i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) gjeti se kjo dërgesë është vetëm një pjesë e një lëvizjeje të madhe për t’i pajisur dhe përgatitur serbët e Kosovës për një sulm të supozuar.Këto grupe besojnë se po kanoset një ofensivë nga shqiptarët e Kosovës ndaj enklavave të komunitetit serb, sado që nuk ekziston asnjë dëshmi për planifikim të ndonjë operacioni.

Rrjeti i gjerë i grupeve dhe aktivistëve të djathtistëve ekstremë graviton rreth ‘Urdhrit të Dragoit’ që e ka selinë në Beograd dhe që e mban emrin sipas luftëtarëve të krishterë të shekullit 15, të cilët luftuan kundër Perandorisë Osmane dhe të cilët në të kaluarën kanë bërë dërgesa të rregullta për familjet e serbëve të Kosovës në rroba të ngrohta, ushqim dhe gjëra tjera amvisnie.Ata që kanë lidhje me të, përfshijnë një djathtist të njohur britanik, Jim Doënson-in, i cili përshkruhet si një nga aktivistët më famëkeq të ekstremit të djathtë britanik, dhe të cilit i është ndaluar hyrja në Hungari në fillim të këtij viti.Përmes një grupi të ri të quajtur Knights Templar International, i cili e paraqt Doëson-in si zëdhënës, ai gjithashtu bën thirrje për dërgesa të pajisjeve siç janë jelekët taktikë dhe dronë për grupet serbe në veri të Kosovës.

Urdhri i Dragoit gjithashtu shpreson se raportet të cilat thotë se i ka ndërtuar me intelektualin djathtist rus Aleksander Dugin, i cili thuhet se e ka ndërmjetësuar paqen mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe atij turk Recep Tayyip Erdogan në fillim të këtij viti, dhe me mikun e ngushtë të Dugin-it, Leonid Savin, do t’i ofrojnë atyre një linjë të hapur në Kremlin në rast të një sulmi ndaj serbëve të Kosovës.

img_8502

Përderisa këto organizata të pangjashme nuk kanë punuar gjithmonë bashkë, ato ndajnë shumë brenga të përbashkëta rreth të ardhmes së ish krahinës së Serbisë e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, dhe kanë ambicie të përbashkëta për mbrojtjen e serbëve të Kosovës kundër asaj që ata pretendojnë se mund të jenë të sulmuar.Kredibiliteti i këtyre fushatave nuk është i qartë, por çështja ishte ngritur në Kuvendin e Serbisë nga deputetja Marinika Tepiq nga partia opozitare serbe Nova Stranka (Partia e Re) të enjten.

Nuk ekzistojnë dëshmi se ka ndonjë përpjekje për sulm ndaj serbëve të Kosovës nga shumica shqiptare e cila përbën më shumë se 90 përqind të popullatës në Kosovë.Nuk është regjistruar ndonjë krim madhor i motivuar etnikisht në vitet e fundit në Kosovë.Vitin e kaluar, Damnjanoviq ka bërë së paku një udhëtim në veri të Kosovës me Dowson, një guru interneti për shumë grupe të djathtistëve, dhe me Nick Griffin, ish lider i Partisë Nacionale Britanike, një parti e ekstremit të djathtë, sipas Damnjanoviqit dhe analizave të Dowson por edhe llogarisë së Damnjanoviqit në Facebook dhe sajteve në internet që raportojnë për aktivitetet e tyre.

Grupi i fushatës antifashiste britanike “Shpresë, jo Urrejtje” (Hope not Hate) e ka radhitur Dowson-in si “aktivistin më me ndikim djathtist në Britani” në një raport të publikuar në shkurt të vitit 2017.Dowson, profili i të cilit është publikuar edhe në London Times, The New York Times dhe një numër të madh të mediave ndërkombëtare, thotë se ka ndihmuar Partinë Nacionale Britanike të mbledhë shuma të mëdha përderisa punonte me Griffin.Ai më pas themeloi grupin ultranacionalist “Britain First” (Britania e Para) në vitin 2010 para se të largohej nga aty në vitin 2014. “Hope not Hate” thotë se Dowson e ndihmoi Britain First të sigurojë më shumë se 1 milion ndjekës në Facebook duke miksuar “ilustrime emotive” me “materiale goditëse të djathtistëve dhe shoqërisë konservative”.“Aftësitë e tij me mediat sociale e kanë ngritur profilin e tij në të djathtën ekstreme europiane dhe i kanë hapur dyert në raportet e reja politike dhe profesionale”, thuhet në një raport të “Hope not Hate” të vitit 2017.

Griffin ishte deputet me BNP derisa e humbi ulësen në vitin 2014, por ai mbetet një legjendë për politikën e të djathtës ekstreme në Britani të Madhe.Dowson dhe Griffin ishin ndaluar të hynin në Hungari në prill të vitit 2017. Dowson tha se i ishte thënë se kjo është bërë për arsye sepse ai paraqiste “rrezik për sigurinë kombëtare”- diçka që ai e mohon fuqishëm- përderisa arsyetimi prapa ndalesës së Griffin nuk është i njohur. Që të dy kanë thënë publikisht se do ta apelojnë vendimin.Arsyeja për ndalesën nuk është bërë publike, por edhe Dowson edhe Griffin e kishin bërë Hungarinë shtëpinë e tyre politike dhe ishin jashtëzakonisht aktivë në skenën e të djathtës ekstreme të këtij vendi, i njohur për krizën e emigrantëve e cila goditi Europën Qendrore dhe Lindore në vitet 2015 dhe 2016, sipas “Hope not Hate”.Dyshja kishin bashkëpunuar me një numër të grupeve të së djathtës ekstreme, përfshirë partinë nacionaliste Jobik, forca e tretë më e madhe në parlamentin hungarez. Dowson gjithashtu përdori Budapestin për ta drejtuar rrjetin e tij të uebsajteve “patriotike” dhe themeloi një qendër për projektin e tij më të ri, një grup të frikshëm anti-emigracion dhe anti- islamik të quajtur “Knights Templar International, KTI, sipas “Hope not Hate”.KTI, e emërtuar sipas kryqtarëve të krishterë, insiston se nuk është raciste dhe Dowson ka kërkuar që të distancohet nga ata që sulmojnë islamistët në Britani të Madhe. Por uebsajti i KTI përfshin shumë shembuj të gjuhës ndezëse, përfshirë edhe fjalinë “terroristë myslimanë grabitës të tokave” si referencë për Kosovën.

Roli zyrtar i Dowson-it me KTI nuk është i qartë. Më parë ai kishte pranuar se kishte asistuar “në një apo dy projekte” me grupin, por gjithashtu kishte thënë se nuk kishte mbajtur ndonjë “pozitë, titull apo autoritet”.Ai përshkruhet në sajtin e KTI-së si “vëlla” dhe “zëdhënës” i KTI-së dhe vepron si figurë publike e organizatës, duke u paraqitur në shumicën e videove dhe duke ndjekur shumë nga ngjarjet e saj.Roli i Griffin në KTI është edhe më pak i qartë, edhe pse ai është paraqitur në ngjarjet e saj, përfshirë vizitat në Kosovë e Bullgari bashkë me Dowson-in, edhe pse BIRN nuk ka dëshmi që e lidhin atë drejtpërdrejt me fushatën për të dërguar pajisje në Kosovë.Në një video të postuar online, Dowson rrëfen se si pasi ishte përzënë nga Hungaria, fluturoi drejt e në Beograd.Menjëherë më pas, KTI publikoi një adresë në kryeqytetin serb ku Dowson duket të ketë kaluar një kohë të gjatë, duke shkuar në pista të qitjes me Damnjanoviq dhe duke i ndihmuar Urdhrit të Dragoit për ta bërë një uebsajt të ri, sipas profilit të tij dhe të Urdhrit të Dragoit në Facebook.Dowson madje postoi në Facebook se “qyteti aktual” i tij është Pançeva, një qytet në periferi të kryeqytetit serb, por e kishte ndryshuar këtë në ditët në vijim duke e listuar shtëpinë në Glasgou të Skocisë.

Llogaria e tij në Facebook gjithashtu tregon një fotografi të tij përballë ndërtesës së qeverisë së Serbisë në të cilën, mes tjerash, gjendet edhe Zyra e qeverisë serbe për Kosovën. Ai mban një çantë promocionale që zakonisht Zyra për Kosovën u jep mysafirëve.Zyra për Kosovën dështoi të përgjigjet ndaj një kërkese për Lirinë e Informacionit rreth asaj se kë e takoi Dowson aty, por një burim nga kjo Zyrë nuk përjashtoi mundësinë që ai shkoi aty si mysafir i ndonjërit nga të punësuarit.Në qershor, pas një vizite që KTI e përshkroi Kosovën si “vendi bandit i okupuar nga islamistët”, Dowson postoi një video në sajtin e KTI-së duke shpjeguar nevojën urgjente për të dërguar dronë dhe jelekë antiplumb për grupet në veri të Kosovës në përgatitje të një sulmi nga “myslimanët”.“Disa nga këta vullnetarë trima, ata duan gjëra praktike si dylbi të natës, jelekë taktikë, ushqim, paketa racionesh, dronë (…) sepse kjo do të fillojë në çdo moment”, tha ai në video, e cila ishte larguar këtë javë pasi BIRN e kontaktoi atë, por e cila është ruajtur offline nga gazetarët e BIRN.Tjetërkah nëpër uebsajt, KTI në mënyrë eksplicite kërkoi donacione për “dronë dhe jelekë” që të jepen për veriun e Kosovës si pjesë e “thirrjes emergjente”.Ky apel nuk ishte i paprecedent: Dowson bëri një dërgesë të jelekëve antiplumb dhe dronëve në vitin 2016 për vullnetarët paramilitarë që punojnë përgjatë kufirit turko-bullgar për t’i parandaluar emigrantët ta kalojnë kufirin, sipas videos dhe fotografive të postuara në media sociale në dhe sajtin e KTI-së.

Një lajm i publikuar në qershor në sajtin e KTI-së raporton për një “mision treditor faktmbledhës dhe ndihmues në Kosovë”. Aty paraqitet një fotografi e tre burrave në ballë të një murali nacionalist në Mitrovicë me fytyrat e tyre të errësuara nga helmetat e mbivendosura kalorsiake. Ata përshkruhen si “njerëzit tanë në enklavën krishtere në veri të Mitrovicës”.Një fotografi identike e paerrësuar, që tregon Damnjanoviqin, Griffin-in dhe Dowson-in, ishte publikuar në profilin e Facebookut të Damnjanoviq.Në korrik një lajm tjetër i publikuar titullohej “Prapa vijave të armikut- Misioni i faktmbledhës dhe ndihmues i KTI në thellësi të Kosovës së okupuar”.Aty ofrohet një pasqyrë e detajuar e udhëtimit të KTI në veri të Kosovës “në fillim të verës”, edhe pse BIRN e kishte të pamundur ta konfirmojë nëse bëhej fjalë për udhëtimin e njëjtë në të cilin merrnin pjesë Dowson, Griffin dhe Damnjanoviq. Aty përfshihet një fotografi e dy personave, në kostume tradicionale mesjetare të templarëve kalorsiakë me fytyrat e tyre të errësuara, duke mbajtur një çek prej 120 mijë dinarësh serbë- rreth 1 mijë euro- për “murgun trim të krishterë i cili koordinon përpjekjet e bamirësisë për familjet e krishtera vazhdimisht të shtypura dhe të abuzuara duke u kapur në zemrën e vendit të tij të okupuar nga myslimanët”.

KTI raportoi se gjatë udhëtimit nëpër Kosovë, përfaqësues të paemëruar gjithashtu kishin takuar “rezervistët vullnetarë të cilët ofrojnë mbrojtje bazike për serbët e Kosovës”.“Të gjithë e dimë se kjo po vjen, vetëm se nuk e dimë kur”, një rezervist i paemërtuar citohet të thotë në raportin e KTI-së. “Por kur kjo të ndodh, nëse do të jemi në gjendje ta ndezim alarmin dhe t’i lajmërojmë të gjithë njerëzit tanë, kjo do të bëjë dallim të madh në atë se sa njerëz do të mbijetojnë dhe cili do të jetë rezultati i sulmit nda Serbisë së krishterë”.“Neve na duhet të mbahemi për 24 orë para se publiku t’i bëjë presion qeverisë së Serbisë për ta dërguar ushtrinë dhe para se Rusia ta bëjë një mocion në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Pra 24 orë është krejt çka na duhet dhe ndihma juaj mund të na ndihmojë për ta siguruar atë kohë”.Artikulli thotë se KTI dëshiron të ofrojë kamera vëzhguese dhe “pajisje radiolidhjeje të cilësisë së lartë për enklavat e krishtera” për ta ndihmuar mbrojtjen, duke shtuar se “ne tashmë jemi gati cakut tonë prej 5 mijë dollarëve amerikanë”.“Kjo është dëshpërimisht e domosdoshme por, si gjithmonë, ne nuk mund të bëjmë asgjë pa dorëlirësinë dhe mbështetjen TUAJ të vazhdueshme”, vazhdon raporti.Damnjanoviq tha për BIRN në një intervistë se ai e kishte shoqëruar dyshen britanike në Kosovë me qëllim që ata të ofrojnë një “shumë modeste” për një manastir si pjesë e “marketingut të tyre politik”. Ai shtoi se “KTI është diçka prapa të cilës qëndron Dowson”.

Dowson, i cili së fundmi e përshkroi veten në një video si drejtues i “një nga grupeve më të mëdha mediale në botë” dhe që është “lobues i fuqishëm dhe serioz”, tha në një përgjigje me shkrim. “Nuk mund të konfirmoj asgjë. Jam njeri me një biznes të vogël dhe punëtor i krishterë”.“Nuk kam raporte formale me askënd në Serbi apo Kosovë”, shtoi ai.“Jam njeri i thjeshtë i cili tenton ta jetojë një jetë të mirë, duke mos lënduar askënd dhe duke ndihmuar shumë njerëz por obligimi im kryesor është t’u ndihmoj të krishterëve të mi kudo që ata kanë nevojë. Unë nuk e shkel ligjin, nuk përfshihem në çështje të politikës së brendshme, por si i krishterë asnjëherë nuk e refuzoj ndihmën për vëllezërit dhe motrat e mia kudo në planet”, tha ai.Griffin nuk u përgjigj në kërkesat për koment.

‘Vullnetarë në dy luftëra’

Pjesëtarët e Urdhrit të Dragoit janë të përfshirë në patrullimin e kufirit bullgaro- turk, Damnjanoviq tha për BIRN, dhe ky ishte vendi ku ai e takoi Dowson-in.Por Damnjanoviq insistoi se dërgesa e pajisjeve jashtë kishës së Mitrovicës në shtator nuk kishte të bënte asgjë me KTI-në. Ai gjithashtu tha se ai dhe Dowson tani i kanë ndarë rrugët për shkak të dallimeve ideologjike.Në një intervistë për BIRN, Damnjanoviq, i cili skermist i pasionuar dhe bën fushatë për rivendosjen e familjes mbretërore serbe, nuk mohoi se kishte lidhje me dërgesën dhe kohë pas kohe ofroi detaje se si kjo dërgesë kishte arritur në Kosovë, por gjithashtu tha se ai dhe grupi i tij nuk ishin drejtpërdrejt përgjegjës për këtë.“Ajo çka thoni ju është se unë kam bërë një fotografi me pajisjet”, tha ai. “Nuk e di ku e keni marrë informatën se ato ishin nga ne. Mund t’ju shpjegoj se kjo (fotografia) është njëlloj dialogu personal me disa njerëz për të cilët ishte e rëndësishme që (pajisjet) të mos arrinin në veri të Kosovës”, shtoi ai në një përgjigje lakonike.Ai më pas shpjegoi se pajisjet e vërejtura në veri të Kosovës nuk ishin importuar përmes Serbisë por përmes “një vendi të tretë”, dhe se ato nuk ishin blerë me qëllim për ta ngacmuar dikë por “për ta parandaluar ngacmimin e njerëzve të cilët nuk e ngacmojnë askënd në veri të Kosovës”.“Përdorimi ekskluziv i këtyre resurseve është reaktiv, jo proaktiv”, shtoi ai. Ai ishte më pak i qartë rreth asaj se kush i ka financuar dhe dërguar këto pajisje dhe kush i ka pranuar ato, duke pretenduar se nuk ka dijeni për këto.

Ai megjithatë insistoi se Urdhri i Dragoit ishte i gatshëm t’i mbrojë serbët në veri të Kosovës. “Një seksion i gjerë i joni ishin vullnetarë në dy luftërat (Bosnje dhe Kosovë) që kanë ndodhur, dhe ne vetëm i lutemi Zotit të mos ndihemi të plakur nëse ndodhin të shtëna”.Përfaqësues i Urdhrit në Kosovë është Momçilo Arlov, një ish ushtar serb i shndërruar në aktivist të shoqërisë civile në Mitrovicë, i arrestuar në vitin 2011 në Serbi me armë në veturën e tij në kohën kur veriu i Kosovës po përjetonte periudhën më të keqe të dhunës pas gati një dekade.Arlov tha për BIRN se kaloi 14 muaj në paraburgim derisa Gjykata e Apelit përfundimisht mori vendim që ai të ndiqet në bazë të seksionit ushtarak të Kodit Penal të Serbisë.Ai tha se më pas ishte akuzuar për “moskthim të armës zyrtare” dhe se rasti ishte mbyllur pa u gjykuar. BIRN nuk mundi t’i verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e tij, as nëse Arlov ishte duke u ndjekur apo për çka.Që nga lirimi, ai ka punuar bashkë me Urdhrin për të dërguar ndihma për serbët e Kosovës, shpjegoi Damnjanoviq.Arlov sërish nxiti kundërthënie në muajin shkurt kur një numër i mediave në gjuhën shqipe në Kosovë raportuar se ai është në krye të një grupi lokal “Vukovi” që luan ‘airsoft’, një lojë e cila simulon manovra ushtarake duke përdorur armë stërvitjeje të qitjes.Grupi në Facebook i ‘Vukovi’ përfshin fotografi të simboleve dhe muraleve nacionaliste në veri të Kosovës.Pas lajmit, Arlov u largua nga të qenit lider por insistoi se nuk ka bërë asnjë shkelje. Ai duket se mori mbështetjen e Policisë së Kosovës, drejtori i të cilës Shpend Maxhuni, i tha Kuvendit të Kosovës se grupi ishte regjistruar si një OJQ sporti dhe nuk paraqiste rrezik.Por licenca e OJQ-së së tij ishte tërhequr të njëjtin muaj nga ana e Ministrisë së Administratës Publike pas këshillave të shërbimeve të sigurisë dhe një OJQ-je të paemërtuar, sipas një vendimi zyrtar.Arlov tha për BIRN se ai vetë kishte kërkuar ngrirje të licencës me qëllim që të ndalen “manipulimet politike dhe të sigurisë të cilat synonin që ta ndiznin edhe më shumë urrejtjen ndëretnike dhe potencialisht të shkaktonin veprime të dhunshme në veri të Kosovës”.Ai tha për BIRN pajisjet qv shihen në fotografinë e Damnjanoviqit- jelekët taktikë, dhe rrobat ushtarake- ishin pajisje për përdorim në ‘airsoft’ ndërsa droni për xhirimin e videove promocionale.

Arlov tha për BIRN se nuk sheh ndonjë rrezik nga institucionet e Kosovës dhe se nuk ishte në dijeni për praninë e njësiteve paramilitare në veri të Kosovës.“Nëse vjen ky skenar fatkeq dhe i padëshiruar, serbët e veriut do t’i mbrojnë familjet e tyre”, shtoi ai.‘Kanali i komunikimit’ me Rusinë Arlov gjithashtu është drejtues OJQ-së lokale Shoqata e Miqësisë Serbo- Ruse, një nga shumë lidhjet ndërmjet Urdhrit të Dragoit dhe Rusisë, aleatit të madh të Serbisë në çështjen e pavarësisë së Kosovës, edhe pse ai mohon ndonjë kontakt me rusët nëpërmjet grupit.Rusia ka përdorur veton e saj në Këshillin e Sigurimit për ta parandaluar çdo përpjekje për njohjen e Kosovës nga OKB.Llogaria e Damnjanoviqit në Facebook dhe sajti i Urdhrit tregojnë për takime të rregullta dhe ngjarje të përbashkëta ndërmjet grupit të tij dhe Leonid Savin, redaktor i sajtit Katehonnews, president i të cilës është Konstantin Malofeev, një biznesmen rus i vendosur në sanksione amerikane për lidhjet e tij me rebelët pro-rusë në Ukrainë.Sipas sajtit të Urdhrit, patroni i grupit, Princi Vladimir Karagjorgjeviq, gjithashtu ka mbajtur së paku dy takime me shoqëruesit e ngushtë të Savinit, Aleksander Dugin, një filozof rus të cilit mëdiat perëndimore i janë referuar si “Rasputini i Putinit” dhe “filozofi i preferuar i Putinit”.Princi Vladimir Karagjorgjeviq është nipi i ish Mbretit të Jugosllavisë, Aleksandri i Parë Karagjorgjeviqi. Bloomberg raportoi në shkurt se Dugin dhe Malofeev luajtën rol kyç në pajtimin e Putinit me Erdoganin pasi Turqia kishte rrëzuar një aeroplan luftarak rus mbi Siri. Savin dhe Dugin pritet ta hapin një shkollë në Beograd vitin e ardhshëm, për ta përhapur vizionin e tyre pro-rus dhe anti-perëndimor.Damnjanoviq përmendi se përderisa Dugin dhe Savin ishin të përfshirë në projekte me Urdhrin e Dragoit, ata nuk ishin të lidhur drejtpërdrejt me Kosovën.

img_8500Për shembull, Urdhri i Dragoit ka organizuar për Savinin disa ligjërata në Beograd, Nish, Novi Sad dhe qytete tjera”, shpjegoi ai.Por ai pranoi se shpresonte që lidhjet ruse do të luanin një rol krucial në alarmimin e Kremlinit për atë që ai tha se ka një potencial për sulm ndaj serbëve të Kosovës nga autoritetet e Prishtinës.“Ajo që është lidhja e vetme që mund ë gjendet ndërmjet miqve tanë nga Rusia dhe neve është një kanal komunikimi që do të përdoret në rast se vjen deri te agresioni i shqiptarëve ndaj popullatës serbe në veri të Kosovës”, tha ai.I pyetur se si do të përdoret ky kanal komunikimi, ai tha “duke shtypur numrin e telefonit për t’ju treguar se filloi aksioni për eliminimin e serbëve në Kosovë”.

Pas kësaj, ai tha se pret që “njerëzit që e marrin këtë informacion ta dërgojnë atë në qeverinë ruse”.Savin tha për BIRN se ai nuk ka pasur “bashkëpunim zyrtar” me ndonjë organizatë në Serbi. “Kështu që nuk mundtë them për punën me organizatën e përmendur (Urdhri i Dragoit)”, tha Savin në një deklaratë me shkrim.Sa i përket sugjerimit të Damjanoviqit se ai dhe Dugin mundtë ofrojnë një lidhje me qeverinë ruse, ai tha: “Ne nuk kemi ofruar ndonjë ndihmë në Kosovë (sic). Unë asnjëherë nuk kam qenë atje dhe ne nuk kemi ndonjë plan. Politika jonë është mosndërhyrja”. Dugin nuk u përgjigj në pyetjet e dërguara me email por në një ngjarje publike në qershor, një video e të cilës është online, ai tha se është në dijeni për plane të “strukturave” të Kosovës për “pastrim etnik të Kosovës”.“Ne (Rusia) duam që të kemi informata realiste për planin. Ne duam të bëhen komunikime ndërmjet serbëve të Kosovës dhe Rusisë”, tha ai.“Çdo aksion kundër serbëve, nëse ne jemi gati, do të çojë në një reagim nga Rusia… por ne (Rusia) duhet të jemi të informuar dhe të shpresojmë se dikush do të na informojë. Ne mund të ndihmojmë në këtë situatë kritike”, tha ai.Ky hulumtim është prodhuar nga BIRN si pjesë e projektit ‘Gjurmimi i Dokumenteve për një Qeverisje më të Mirë’.

Share Button