Zanzibari, ishulli me natyrë të pasur, popull të varfër

Rajoni gjysmë-autonom i Tanzanisë, ishulli Zanzibar përveç kopshteve të bimëve aromatike, ekspeditave safari, kulturës unike si dhe bukurive natyrore që tërheqin miliona turistë çdo vit, tërheq vëmendjen edhe me strukturat arkitektonike që mbajnë gjurmët e qytetërimeve afrikane, evropiane, indiane dhe arabe, shkruan Anadolu Agency (AA).

Zanzibari i cili u zbulua nga detari portugez Vasco de Gama në shekullin e 15-të, është dominuar nga Perandoria Portugeze, Sulltanati i Ummanit dhe Perandoria Britanike, në vitin 1963 shpalli pavarësinë.

Ishulli i Zanzibarit që ndodhet në ujërat e Oqeanit Indian 40 kilometra larg Tanzanisë e cila mban gjurmët e qytetërimeve të ndryshme të cilat kanë qenë prezent me shekuj, i rrethuar me shkëmbinj nënujorë dhe plazhe, shfaqet si një ndër vendet më ekzotike të turizmit në botë.

Zanzibari çdo vit pret me miliona turistë. Në ishull mund të vërehen varka me lloj-lloj ngjyrash në plazhe, njerëz që luajnë futboll, ose vallëzojnë Capoeira. Aty mund të shëtisni në strukturën historike të vendit të quajtur Muzeu Bait Al-Ajaib që është vendi i parë ku është përdorur energjia elektrike dhe ashensori.

Zanzibari ka një sipërfaqe prej 2.641 kilometra katrorë dhe 1.5 milionë banorë me popullsi shumicë muslimane. Kryeqyteti i Zaanzibarit është Stone Town i cili është në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore. Kryeqyteti ka qenë temë kryesore e shumë filmave dhe novelave, këtu ndodhen mbi 50 xhami dhe medrese, ndërsa mund të vërehen edhe tempuj hindu dhe kisha.

Gjuha zyrtare e ishullit ku transporti zhvillohet në korsinë e majtë është Swahili, ndërsa njësia monetare Shilinga e Tanzanisë me figura të kafshëve në çdo kartmonedhë. Në këtë vend përveç Swahili, flitet edhe gjuha angleze dhe arabe, ndërsa dollari dhe kartelat kreditore mund të përdoren në çdo vend. Një pjesë e rëndësishme e popullatës në ishull sigurojnë jetesën nga peshkimi, në këtë vend me ekonomi kryesisht të bazuar në turizëm.

Struktura arkitektonike dhe kultura e Zanzibarit e kombinuar me gjurmët e qytetërimeve afrikane, arabe, evropiane dhe indiane, e portretizon këtë ishull si një ndër vendet që më shumë dallon nga pjesët tjera të botës.

Ishulli ku dominojnë bimët aromatike

Sipas rrëfimeve ishulli emrin e ka marrë nga fjala “Zangibar” që në gjuhën persishte do të thotë “bregu i të zinjve”, dhe vjen në pah me kopshtet e bimëve aromatike që është e domosdoshme për industrinë ushqimore dhe farmaceutike. Nëpër rrugët historike të vendit ku dominojnë bimët aromatike dhe kultivohen dhjetra lloje të erëzave, është një ndër qendrat më të mëdha të prodhimit të bimëve aromatike.

Në Zanzibar, ndryshe i njohur edhe si “ishulli i erëzave”, popullata ankohet nga zvogëlimi i prodhimit të bimëve aromatike dhe konkurrenca në treg e cila ul çmimet, për shkak të politikës së monopolit të shtetit dhe moskalimit në bujqësinë moderne.

Ishulli i cili para 150 vitesh ka qenë në vend të parë në tregtinë e karafilit në botë, njihet me tokat pjellore ku fuqitë lindore dhe perëndimore kanë luftuar me njëra-tjetrën për të dominuar këtu. Bujqit e Zanzibarit të cilët kultivojnë shumë llojë të bimëve aromatike, përpiqen të bëjnë konkurrencë me teknikë larg nga bujqësia moderne me tregjet botërore.

Zanzibari është në vendin e tretë pas Indonezisë dhe Madagaskarit në prodhimin e karafilëve, ku plotëson 7 për qind të nevojave të botës.

Sipas të dhënave të qeverisë së Zanzibarit, në vitet e 70-ta ishulli në vit ka prodhuar 16 mijë ton karafil ndërsa tani mund të prodhojë në vit prej 1.500 deri në 4.400 ton karafil. Qeveria është duke bërë disa punime me qëllim që nga viti 2020 prodhimi të rritet në 10 mijë në vit.

Disa nga bujqit preferojnë që karafilet që i prodhojnë t’i shesin në “tregun e zi” ose në mënyrë ilegale ti fusin në Kenia për shkak të rënies së çmimeve. Bujqit në këtë mënyrë mund të fitojnë dyfish më shumë.

Muajt më të vështirë për bujqit në këtë vend janë shtatori, tetori dhe nëntori kur mblidhen bimët aromatike me metoda tradicionale.

Natyra e pasur, populli i varfër

Zanzibari i cili njihet me pasuritë natyrore, një pjesë e madhe e popullatës lufton me varfërinë. Në pjesët veriore të ishullit varfëria ndihet më së shumti. Turqia me TIKA-n dhe organizatat e ndryshme joqeveritare dërgon ndihma në këtë vend.

Ishulli i skllevërve është bërë ishulli i breshkave

Përballë Zanzibarit ndodhet ishulli i breshkave ku ka “treg të skllevërve” dhe “burg të skllevërve” të cilët kanë mbetur nga shekulli i 19-të. Muret e këtyre objekteve të cilat sot përdoren si muze ose hotel, kujtojnë gjurmët e vuajtjeve gjatë historisë. Prandaj ishulli vizitohet nga shumë turistë.

Në këtë ishull jetojnë breshkat gjigante. Breshkat vegjetariane peshojnë deri në 250 kilogram.

Share Button