Zambia, vriten nga elefantët dy turistë evropianë

Dy turistë evropianë kanë humbur jetën në qytetin Livingstone, në jug të Zambias, kur u shtypën nga dy elefantë të cilët tentuan t’i fotografojnë nga afër, njoftoi të dielën policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë, Danny Mwale, njoftoi se në mesin e të pësuarve për vdekje është shtetasja belge 55 vjeçare dhe një holandez i moshës 64-vjeçare.

Ai tha se nëpunësit policorë të cilën dolën në vend të ngjarjes të shtunën në mbrëmje gjetën kufomat e turistëve në kompleksin turistik Maramba River Lodge, katër kilometra nga ujëvara e mbrojtur Victoria.

Policia po ashtu, është duke hetuar mundësinë e kryerjes së vetëvrasjes.

Share Button