Yıldırım: SHBA-të duhet të ekstradojnë kreun e FETO-s

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım në një intervistë për “BBC”, ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë luftën kundër organizatave terroriste edhe në të ardhmen.

I pyetur nëse Turqia do të marrë hapa konkret pas vendimit nga ana e autoriteteve amerikane për të armatosur YPG-në, degën e organizatës terroriste PKK në Siri, Yıldırım tha se Ankaraja për këtë arsye nuk ka ndërmend t’i shpallë luftë Uashingtonit.

“Nuk do t’i shpallim luftë SHBA-së për këtë. Nuk ka të bëjë fare me këtë. Ne do të vazhdojmë luftën kundër organizatave terroriste, në qoftë se ajo quhet PYD, PKK apo YPG”, tha Yıldırım.

I pyetur nëse Turqia do të vazhdojë të bombardojë YPG-në në Siri, edhe nëse ata i armatosin SHBA-të, kryeministri i Turqisë u përgjigj pozitivisht.

“Sigurisht, po. Nëse ka një kërcënim, natyrisht se ne do të veprojmë kështu”, tha Yıldırım.

Në fund, ai theksoi se Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës në SHBA, presidentin amerikan Donald Trump do të porosisë se nuk mund të udhëheqë luftë kundër terrorizmit, në bashkëpunim me organizata të tjera terroriste.

Anadolu Agency

Share Button