Yıldırım: Bota shtiret se po lufton kundër DAESH-it

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, deklaroi sot në Ankara se Turqia është i vetmi shtet i cili lufton kundër organizatës terroriste DAESH, teksa ka shtuar se pjesa tjetër e botës vetëm shtiret me pretendimet se merr pjesë në atë luftë.

“Bota shtiret se zhvillon luftë kundër DAESH-it, ndërkohë që nuk vepron ashtu. Turqia është e vetmja që lufton. Falë Zotit, në kuadër të ofensivës sonë ‘Mburoja e Eufratit’ është zgjidhur problemi me qytetin Al-Bab”, tha Yıldırım.

 

Share Button