Xhamitë i përballojnë uraganëve në SHBA, ashtu sikurse cunamit në Indonezi (VIDEO)

Banorët e zonave të gjendura në rrugën e uraganit Irma, stuhia më e fuqishme e një dekade në Atlantik, janë paralajmëruar për pasoja “potencialisht shkatërrimtare” e u është kërkuar të marrin masa. Në Ki Uest të Floridës, autoritetet kanë lëshuar një urdhër detyrues evakuimi. Irma është uragan i kategorisë së pestë, niveli më i lartë ekzistues, me erëra që mbërrijnë shpejtësinë 295km/h, ndaj frika është e madhe.

Stuhia ka nisur të godasë Liuord Ajlënds e më pas do të lëvizë drejt Porto Rikos dhe Republikës Domenikane. Deri tani, me mijëra vetë janë zhvendosur nga zonat më të rrezikuara, aeroportet në disa ishuj janë mbyllur e po kështu edhe një sërë destinacionesh popullore turistike. Presidenti Donald Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Florida, Porto Riko dhe Ishujt Virxhin të Amerikës, duke mobilizuar kështu edhe agjensitë federale që ndërhyjnë në rast katastrofash natyrore. Pjesë të Teksasit dhe Luizjanës vazhdojnë të bëjnë llogaritë me dëmet që la pas uragani Harvej, por nuk është ende e qartë se çfarë impakti do të ketë Irma në territorin kontinental amerikan, i cili nuk ka goditur asnjëherë brenda një sezoni nga dy uraganë të kategorisë së katërt e më shumë që kur nisi për herë të parë regjistrimi i stuhive në vitin 1851.

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shihen xhamitë të cilat i kanë përballuar këtij uragani shkatërrues.

Share Button