Xhamia hap dyert për qytetarët amerikanë pavarësisht përkatësisë fetare

Xhamia e Ohaios në Shtetet e Bashkuara, të shtunën e kaluar, hapi dyert për qytetarët amerikanë. Me dyer të hapuara, drejtuesit e xhamisë i bëjnë thirrje opinionit publik amerikan të njihen me komshinjtë e tyre muslimanë.

Aktiviteti u organizua nga Shoqata e Studentëve Muslimanë në vilajetin e Ohaios dhe admistratorët e xhamisë së këtij qyteti, si përgjigje ndaj islamofobisë në rritje në rrethe të caktuara, pas sulmit të kryer nga një somalez në universitetin e Ohaios.

Një nga studentët organizatorë shprehu entuziazëm të vecantë me pjesëmarrjen e madhe nga shoqëria amerikane në këtë aktivitet, me fjalët: ” Nuk e prisja ardhjen e kaq shumë njerëzve, që erdhën për tu njohur me Islamin dhe muslimanët e vendit të tyre. Kjo është kënaqësi e veçantë”.

Sulmi ndaj universitetit të Ohaios është dënuar ashpër nga të gjitha organizmat muslimane si dhe qytetarët e thjeshtë nga muslimanët e qyetetit. Muslimanët kanë bërë thirrje që sulmi të identifikohet me autorin dhe vetëm me të dhe jo me muslimanët e aq më pak me Islamin.

Në aktivitetin e dyerve të hapura të xhamisë, profesorët e universitetit ku ndodhi sulmi, u shprehën të mahnitur nga mikpritja e muslimanëve si dhe njohja nga afër me problemet e muslimanëve, duke premtuar trajtim për integrimin e studentëve muslimanë në shoqëri.

Share Button