X-Factor 2015, fiton kandidatja e Rita Orës

Louisa Johnson ka fituar spektaklin “X-Factor 2015” të Britanisë së Madhe.

Këngëtarja e re ka triumfuar në finale ndaj rivalëve Reggie ‘N’ Bollie. J

ohnson, që si 17-vjeçare hyn në histori si fituesja më e re e kësaj gare, si udhëheqëse kishte këngëtaren e famshme me prejardhje nga Kosova, Rita Ora.

Pas triumfit Rita Ora është emocionuar shumë dhe ka falënderuar të gjithë për votimin

. “Faleminderit të gjithëve që votuat! Dhe faleminderit Louisa që ishte më e talentuara, punëtorja dhe një fituese e madhe!”, ka deklaruar ajo pas fitores.

 

Share Button