WhatsApp me një numër më të madh emoji

Një tjetër përditësim i WhatsApp na sjell qindra emoji të reja dhe ja se çfarë duhet të dini për këtë.

Shërbimi mjaft popullor i çatit në të gjithë botën, ka bërë një përditësim për përdoruesit e Android duke zgjeruar mundësinë e tyre për mesazhe. Përdoruesit e Whatsapp tashmë mund të bëjnë telefonata video pa asnjë pagesë, shkarkime videosh më të qëndrueshme, dhe foto të formatit gif.

Por ajo që ka kënaqur më shumë përdoruesit është një numër i madh i emoji të reja. Kështu do ti jepni më shumë shije bisedave tuaja, me foto të reja, fytyrë smiley dhe më shumë.

Më interesantet mes tyre janë një grua shtatzënë, nëna dhe fëmija, babai me dy fëmijë, selfie dhe mbulimi i fytyrës me duar.

Gjithashtu ka dhe një numër emoji për diversitetin gjinor, si përshembull versione të ndryshme femrash në punë, sport, aktivitete që deri më parë kanë pasur simbolin e mashkullit.

Share Button