Vuçiç konfirmon vizitën në Tiranë në muajin maj

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar vizitën e tij në Shqipëri në fund të majit, ku do të marrë pjesë në konferencën e SEECP që do mbahet në Tiranë. Deklarata erdhi gjatë takimit të Vuçiç dhe Ramës në Bruksel, sëbashku me delegacionet që i shoqëronin. Mirëseardhjen ua uroi Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Johannes Hahn, i cili më pas i la në diskutime dy Kryeministrat, në të parën përballje sy më sy pas deklaratës së Kryeministrit shqiptar mbi bashkimin klasik me Kosovën. Biseda mes dy Kryeministrave u fokusua ne projektet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit perendimor, të cilat do të paraqiten në takimin e sotëm mes drejtuesve të këtyre vendeve dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian. Kryeministri Rama theksoi se marredhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë tejet të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik e social të Ballkanit dhe Europës në tërësi.

Share Button