Vritet ideatori i sulmeve në Paris

I dyshuari siideatori i atentateve të së premtes në Paris, Abdelhamid Abaaoud, është identifikuar si njëri prej viktimave të aksionit policor në Saint Denis, mëngjesin e së mërkurës.

Autoritetet franceze thonë se ai është identifikuar nga gjurmët e gishtërinjve.

28-vjeçari belg akuzohej për organizimin e bombardimeve të koordinuara në kryeqytetin francez.

 

Share Button