Vritet 58-vjeçari, dyshohet për motive pronësie

Një vrasje për motive pronësi është shënuar në një fshat të thellë të Kurbinit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Selitë, ku pas një konflikti për çështjen e pronësisë së tokave ka mbetur i vrarë 58-vjeçari Ndrec Prendi.

Viktima është gjetur nga të afërm të cilët kanë dëgjuar të shtëna, ndërkohë që autori i dyshuar, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur nga policia, është larguar menjëherë pas krimit.

Uniformat blu kanë nisur punën për kapjen e tij.

 

 

Share Button