Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Një vrasje në orët e para të ditës së premte ka tronditur qytetin e Shkodrës.

Tonin Gjergji është qëlluar për vdekje teksa ishte duke udhëtuar me një automjet me targa të huaja në rrugën Bushat-Mjedë.

Menjëherë pasi në drejtim të tij është qëlluar me armë, mjeti ka përfunduar në një kanal në krah të rrugës, duke rënë në ujë me thellësi deri në 3 metra.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes ndërsa policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit.

 

Share Button