Vrasje e Arben Çetës, policia shoqëron 15 persona

Policia e elbasanit ka shoqëruar 15 persona për tu pyetur në lidhje me ekzekutimin e 41-vjeçarit Arben Çeta i cili u qëllua për vdekje me tre plumba pistolete pasditen e djeshme.

Sipas policisë 41-vjeçari me precedent të mëparshëm penal është vrarë nga dy persona të maskuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës rreth orës 17:30, kur Arben Çeta, banues në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit ishte duke udhëtuar me automjetin e tij.

Në momentin që 41-vjeçari ndodhej para një pike bastesh sportivë është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas policisë autorët e krimit kanë qëlluar 5 herë me pistoletë në drejtim të Çetës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Share Button