Vrasja me thikë e 22-vjeçarit, i riu ishte djali i vetëm i rekordmenit të njohur shqiptar

22-vjeçari Marv Mihali, që u vra mbrëmjen e djeshme pas një sherri banal me thika pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë, ishte djali i vetëm i atletit të njohur shqiptar, Pavllo Mihali.

Ky i fundit, që prej vitit 1983, mban rekordin në kërcimin me shkop (5.21 metra).

pavllo

(Pavllo Mihali duke thyer rekordin e kërcimit me shkop). 

Marvi i kishte blerë një celular 19-vjeçarit Dejvi Bitraj, por i kërkonte karikuesin, të cilin Bitraj nuk ia dha.

Fillimisht ai u konfliktua me fjalë fyese dhe sharje me 19-vjeçarin, dhe më pas u qëllua me thikë nga kushëriri i tij, 24-vjeçari Eugen Bitraj.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30 mbrëmjen e kaluar, ndërsa policia arrestoi pak orë më vonë edhe autorin e dyshuar dhe 3 bashkëpunëtorët e tij.

Katër të rinjtë Eugen Bitraj, 24 vjeç; Dejvi Bitraj, 19 vjeç; Kridens Alla, 19 vjeç dhe Marsel Alla, 23 vjeç do të qëndrojnë në qeli deri në qartësimin e rrethanave dhe rolit të tyre në krim.

Share Button