Vrasja te stadiumi Dimano, policia arreston autorin e krimit dhe 3 bashkëpuntorë të tij

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që i mori jetën një djali të ri vetëm 22-vjeçar në Tiranë.

Sipas të dhënave të para mësohet se ai u qëllua me thikë në afërsi të stadiumit “Dinamo”, por humbi jetën pa mundur t’i mbijetojë dot plageve të marra nga goditjet.

Policia njofton se pas një konflikti të çastit, me mjet prerës, humb jetën 22 vjeçari M.M. Ndërkohë që është arrestuar shtetasi E.B., si autor i krimit, si dhe 3 shtetas të tjerë bashkëpuntorë në krim.

Mësohet se sherri mes viktimës dhe autorëve ka ndodhur pas një konflikti të çastit për një karikues telefoni.

Mësohet se 22-vjeçari M.M. kishte blerë një telefon nga një agresorëve dhe kërkonte karikuesin. Fillimisht i riu është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.B., 19 vjeç.

Në ndihmë të shtetasit D.B, ka ardhur kushëriri i tij shtetasi E. B., së bashku me shtetasit K. A., dhe M.A.

Gjatë konfliktit shtetasi E. B., ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Informacioni i policisë: 

Më datë 31.07.2017, rreth orës 23.30 në rrugën ” Gjin Bue Shpata”, shtetasi M.M., 22 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Dejvi Bitraj, 19 vjeç.

Në ndihmë të shtetasit Dejvi Bitraj, ka ardhur kushëriri i tij shtetasi Eugen Bitraj, së bashku me shtetasit Kridens Alla dhe Marsel Alla.

Gjatë konfliktit shtetasi Eugen Bitraj ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Si rezultat i reagimit të shpejtë e profesionl të shërbimeve të policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është bërë e mundur zbardhja në kohë reale e ngjarjes, kapja dhe shoqërimi i gjithë personave të përfshirë në konflikt.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi si autor i ngjarjes i shtetasit:

– Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe janë arrestuar si bashkëpuntorë në krim shtetasit:

-Dejvi Bitraj, 19 vjeç, banues në Tiranë.

– Kridens Alla, 19 vjeç, banues Tiranë

– Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale të “Vrasjes me Dashje e kryer në bashkëpunim “ parashikuar nga nenet 76 dhe 25 e Kodit Penal.

Share Button