Vrasja e motrave Dobrushi, nëna 90 thika të bijave

90 herë ka drejtuar thikën Edlira Dobrushi, nëna 37- vjeçare shqiptare ndaj tre vajzave të saj.

Ky është rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore që është publikuar zyrtarisht vetëm gjatë ditës së sotmë në Itali ku theksohet se secila prej vajzave ka marrë të paktën 30 plagë thike nga nena e tyre.

Simona, Kejsi dhe Sindi u vranë tragjikisht në Lecco të Italisë nga nëna e tyre Edlira Dobrushi në një moment çmendurie nga tronditja psikologjike që po kalonte pas divorcit.

“Kam qënë e dëshpëruar”- ka qënë e vetmja deklaratë dhe justifikim i saj pas krimit makabër.

Edlira Dobrushi aktualisht ndodhet në burgun e Leccos, pasi doli nga spitali ku ishte e shtruar pas krimit që bëri.

 

Share Button