Vrasja e Julian Çunit, arrestohet autori

Arrestohet autori i vrasjes së fatorinos Julian Çuni, i vrarë në furgon në nëntor të vitit 2012.

I arrestuari është Klodjan Morina, 19-vjeç, ku ndaj tij Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

19 vjeçari Morina ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet të jetë autor i vrasjes së të riut Juljan Çunit, më 25 nëntor të vitit 2012 pranë vendit të njohur si “Zogu i Zi”, ku mes pasagjerëve dhe faturoinos së furgonit nisi konflikti për çmimin e biletës.

Si rrjedhojë e konfliktit 17-vjeçari Çuni u qëllua me thikë, plagë që i shkaktuan edhe vdekjen.

Në vrasjen e Çunit dyshohet të jenë përfshirë katër persona, anëtarë të së njëjtës familje.

Më herët është ndaluar Sulejman Morina, ndërsa vijojnë të jenë të shpallur në kërkim Hasan Morina dhe Behar Morina.

Share Button