Vrasja e dyfishtë, gjendet arma e krimit në lumin Lanë

Polumbarët dhe forcat e policisë kanë gjetur armën me të cilin dyshohet se u krye krimi mbrëmë ku mbetën të vrarë dy persona ndërsa një i tretë i plagosur.

Arma, një automatik tip kallashnikov u gjet në afërsi të vendit të ngjarjes, në lumin e Lanës tek ish-Ekspozita.

Po ashtu polumbarët vijojnë ende kërkimet për një armë tjetër tip pistoletë, pasi burimet nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se krimi është kryer me dy armë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur fishekë automatiku dhe fishekë pistolete.

Ndërkaq dy janë pistat e hetimit të vrasjes së dyfishtë, larje hesapesh ose një hakmarrje e mundshme për një vrasje që i plagosur Elvis Gaçaj ka kryer në vitin 1992.

 

Share Button