Voltana Ademi, kandidate e PD për bashkinë e Shkodrës

Do të jetë një garë mes femrash ajo në bashkinë e Shkodrës. Opozita zyrtarizoi sot kandidaturën e deputetes Voltana Ademi.

Ajo do të garojë përballë Keti Bazhdarit të Partisë Socialiste.

Voltana Ademi ka mbajtur disa funksione të lidhura me pushtetin vendor në Shkodër.

Në periudhën 2004 – 2007 ajo ka ushtruar detyrën e nënkryetares së bashkisë.

Ne vitin 2007 – 2010 ka qenë anëtare e Këshillit Bashkiak, ndërsa ka mbajtur edhe detyrën e prefektes së Shkodrës.

 

Share Button