Vlorë, vritet me armë zjarri një 36-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Vlorës, ku persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar për vdekje një 36-vjeçar.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në lagjen “Rilindja” të qytetit bregdetar, ku viktimë ka mbetur Andrea Billa, 36 vjeç, i njohur gjithashtu dhe me emrin Agim Meli.

Nga të dhënat e para, mësohet se viktima sapo ishte kthyer nga Spanja, ku jetonte prej vitesh dhe në momentin e vrasjes, ka qenë duke shkuar në banesën e motrës së tij.

Policia e Vlorës ndërkaq ka ngritur menjëherë pika kontrolli të shumta në të gjitha akset kryesore të qytetit dhe është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Share Button