Vlorë: I vihet zjarri një automjeti

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.
Policia thotë se “ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku në Sallën Operative është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen “Kushtrimi”, përballë shkollës “Halim Xhelo”, është djegur pothuajse plotësisht mjeti tip ”Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetasit M.D., 25 vjeç.”
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet Policore sëbashku me shërbimin zjarrfikës, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.
“Nga verifikimi paraprak i kqyrjes së mjetit dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar qëllimisht”, sqaron policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.

Share Button