Vlorë, sekuestrohen 2 ton drogë

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot në një operacion antidrogë 2 ton kanabis sativa. Lënda narkotike u gjet në një furgon që drejtohej nga Armando Kuçi, i cili është arrestuar.

Furgoni me dy ton drogë shoqërohej nga një “Fiat Croma” me drejtues Julian Byzykën, i cili gjithashtu është arrestuar.

Sipas bluve të qytetit bregdetar, droga ishte blerë në Lazarat dhe kishte destinacion Italinë, e cila do të transportohej drejt shtetit fqinj përmes rrugës detare.

Policia ka shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë të cilët dyshohen të jenë pjesë e këtij trafiku.

 

Share Button