Vlorë, sekuestrohen 128 kg marijuanë, 3 në pranga

Policia e Vlorës ka sekuestruar 128 kg marijuanë në fshatin Trevllazër dhe ka vënë në pranga 3 persona, të cilët po tentonin të shkëmbenin lëndën narkotike në banesën e shtetasit me iniciale Z.A., i shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Në flagrancë janë arrestuar 39-vjeçari Koçi Myrtaj, 24-vjeçari Ermal Arapaj dhe 23-vjeçari Lisjen Arapaj, ndërsa në kërkim janë shpallur 45-vjeçari A.Z. dhe 40-vjeçari A.A.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, e cila shërbente si bazë për përpunimin dhe mbajtjen e lëndës narkotike, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 armë zjarri automatikë dhe 3 krëhëra me 6 fishekë.

 

Share Button