Vlorë, merr flakë makina në ecje, s’ka të lënduar

Një automjet në të cilin udhëtonin një familje është përfshirë nga flakët mbrëmë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur ne aksin Llogara-Dhërmi ndërsa në automjet ndodheshin 4 persona, një çift me dy fëmijë por fatmirësisht nuk janë lënduar pasi kanë arritur të dalin në kohë nga makina. e cila u shkrumbua nga flakët.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së benzinës në motorin e automjetit.

Share Button