Vlorë, i riu vret 48-vjeçarin dhe i plagos gruan

Nje 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi mbrëmjen e djeshme ka vrarë me thikë një 48 –vjeçar dhe ka plagosur bashkëshorten e viktimës.

Ngjarja është shënuar në qytetin e Vlorës, ku Mario Bejdollari lindur në Gramsh dhe banues në lagjen “24 Maji” ka vrarë me mjete të mprehta 48 vjeçarin Agim Seraseli dhe plagosi rëndë me thikë bashkëshorten e këtij të fundit me iniciale D.S, e cila ndodhej në banesë.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ndërsa ende nuk ka një pistë zyrtare mbi shkaqet e këtij akti.

Sipas të dhënave të fundit nga policia e Vlorës, dyshohet se 23-vjecari ka pasur një lidhje dashurie me njërën prej vajzave të çiftit Seraseli.

 

Share Button