Vlorë, gjendet i vrarë një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku në vendin e quajtur “Karburant Vola” në rrugën “Transballkanike”, është gjendur i vrarë një person brenda një automjeti.

Sipas të dhënave të para të policisë, viktima është 52-vjeçari Hyqmet Nexhipi, banues në Vlorë, i cili dyshohet se është vrarë me automatik, brenda në automjetin tip Honda, me targë JBM3221.

Mësohet se viktima ishte pronar i një anijeje peshkimi me emrin “Drita” dhe në momentin e ngjarjes dyshohet se ky person ka qenë në lëvizje e sipër me mjetin e tij.

Share Button