Vlorë, digjet një automjet/ Policia: Dyshohet i qëllimshëm

Një tjetër automjet i përfshirë nga flakët është regjistruar orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në qytetin e Vlorës.

Salla operative e forcave të rendit është njoftuar nga një telefonatë rreth orës 1:45 pas mesnate, se në lagjen e njohur si “Uji i Ftohtë” në qytetin bregdetar ishte duke u djegur një mjet.

Menjëherë në vendngjarje shkuan policia dhe shërbimi zjarrfikës, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, nga veprimet paraprake mësohet se mjeti tip Audi, me targa AA 163 RX rezulton në pronës të një shtetasi nga Tirana, i cili ia kishte lënë në ruajtje dhe përdorim kunatit të tij 25-vjeçar nga Vlora.

Policia dyshon që zjarri në automjet të jetë i qëllimshëm, pasi është gjetur lëndë djegëse në pjesën e përparme të makinës, që është dëmtuar plotësisht.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share Button