Vlorë, asgjësohen 450 rrënjë kanabis

Policia e Vlorës ka asgjësuar sot 450 rrënjë kanabis sativa, në fshatin Dusharak, në kuadër të luftës kundër kultivimit të narkotikëve.

Sipas policisë, lënda narkotike ishte kultivuar në një zonë të pyllëzuar me pemë të larta që vështirësonte identifikimin e kanabisit nga ajri.

Ndërkaq policia ka nisur hetimet për idetifikimin dhe kapjen e autorëve që kultivonin lëndën narkotike.

 

Share Button