Vlorë, asgjësohen 2 parcela me kanabis

Policia e Vlorës në kuadër të aksionit për të parandaluar kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike ka asgjësuar 200 rrënjë kanabis sativa.

Sipas policisë së qytetit bregdetar bimët narkotike ishin mbjellë në 2 parcela në fshatin Penkovë, në komunën Vllahinë, ndërsa ishin me lartësi deri në deri në 1 metër.

Bimët narkotike ishin kultivuar në zonë me bimësi të egër në tokë në pronësi publike.

Ndërkohë materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij rasti kultivimi.

 

Share Button