Vlera e vërtetë e shkollave profesionale

Çfarë do bëhem kur të rritem? Një pyetje e tillë i mundon shumë fëmijët që në moshë të hershme e kryesisht gjatë gjimnazit. Por ka dhe nga ata të cilët e fokusojnë vëmendjen në një drejtim dhe zgjedhin të ndjekin një shkollë profesionale. Në vendin tonë kemi shumë të tilla ku vetëm në Tiranë mund të listojmë:

Teknike elektrike “Gjergj Canco”, Hoteleri-Turizmëm, Ndërtimit “Karl Gega, Teknike Ekonomike etj.
Në lidhje me këtë çështje emisioni “Sondazh”, përgatiti pyetsorin për të matur njohuritë mbi arsimin profesional. Ndjekësit e Radio Kontakt u pyetën konkretisht se çfarë dinë rreth këtyre shkollave.
Rreth 29% e pjesëmarrësve në sondazh mendonin se shkollat profesionale, janë mundësi e mirë për tu punësuar shpjejt në tregun e punës. Me këtë nënkuptohet që nxënësit që mbarojnë këtë lloj arsimi mund të mjaftohen me këtë cikël njohirish duke mos e vazhduar Universitetim, por duke u ndërfutur në tregun e punës.

Për të folur më konkretisht për këtë temë dhe për të diskutuar rreth përgjigjeve të sondazhit, ishte i ftuar nxënësi dhe njëkohësisht presidenti i senatit të shkollës profesionale Teknike Ekonomike, Geri Kolgega.
Sot Geri është maturant dhe ndau me dëgjuesit fillesat që e nxitën për të zgjedhur këtë profil shkolle. Ai tregoi se familja ishte shtysa kryesore dhe mbështetja e vazhdueshme. Po ashtu, Geri listoi një sërë anësh pozitive të arsimit profesional, si të mësuarit të një zanati apo të një profesioni më herët se të tjerët që ndjekin shkollat e përgjithshme, afësimi gjatë praktikave profesionale, lehtësi në të mësuar gjatë Universitetit, pasi shumë lëndë i zhvillojnë që herët në shkollë të mesme.
Gjatë bisedës u theksua se një pjesë e pjesëmarrësve në sondazh rreth 11%, mendonin se në shkollat profesionale shkonin nxënës me mesatare të ulët. Sigurisht që ka nxënës të cilët nuk e përballojnë dot shkollat e përgjithshme dhe do të ishte më mirë të vazhdonin një shkollë të tillë, por duhet të dinë se gjërat nuk janë të thjeshta. Ashtu si çdo shkollë ka kërkesat e saj specifike dhe të përgjithshme.

Në fund të emisionit u dhanë dhe disa këshilla për prindërit të cilët duhet të jenë bashkëpunues dhe jo shtrëngues në zgjedhjet që bëjnë fëmijët e tyre. E mira do të ishte që secili të gjente prirjet apo talentin e tij dhe më pas të gjente drejtimin arsimor.

img_8337

Share Button