Vjeshta në Kapadokia, peisazh i mrekullueshëm nga qielli

Kapadokia, në komunën Goreme, është një nga destinacionet turistike më të famshme në Turqi, ku kombinohen bukuritë e natyrës dhe historisë, duke formuar një nga peizazhet më të bukura në botë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Fundviti ka gërshetuar ngjyrat më të bukura të vjeshtës në të cilën një numër i madh turistësh nga e gjithë bota shijojnë këto pamje. Knaqësi e veçantë për ta është ajo se këtë pjesë, e cila është në Listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, mund ta shohin nga balonët që janë atraksioni kryesor i kësaj pjese të Turqisë.

Përndryshe, kushtet e motit në këtë zonë lejojnë rreth 300 ditë në vit të shëtiten me balonë. Në qytetin Goreme jetojnë 2.100 banorë. Ndodh që në mëngjes të fluturojnë deri në 100 balona në qiell. Çdo balon mund të bartë deri në 20 njerëz. Kapadokia brenda vitit vizitohet nga rreth 2.5 milionë turistë.

Ndërsa trendet gjeologjike formuan oxhaqet e bardha, njerëzit gjatë historisë së Kapadokias lanë gjurmët e qytetërimeve të tyre, duke ndërtuar shtëpi në shkëmbinjtë dhe duke i kthyer ato në kryevepra të qytetërimit njerëzor.

Share Button