Vizita – Presidenti Trump sot në Itali, blindohet Roma

Avioni i Presidentit amerikan Air Force One do të ulet në aeroportin e Fiumicinos në Romë rreth orës 18.30 të pasdites së sotme.

Gjatë vizitës së tij e cila do të zgjat 19 orë Presidenti Trump do të takohet me Presidentin italian të Republikës Sergio Matarella, me kryeministrin Gentiloni, si dhe me Ministrin e Jashtëm Alfano.

Presidenti Trump do të zhvilloj dhe një vizitë zyrtare pune në Vatikan ku do të takohet me Atin e Shenjtë Papa Francesku, me sekretarin e Përgjithshëm të Vatikanit Pietro Parolin si dhe me Sekretarin e Vatikanit për raportin me shtetet kardinalin Paul Richard Gallagher.

Zonja e Parë amerikane do të zhvillojë një vizitë në repartin e kardiologjisë në spitalin Bambino Gesu të Romës, ndërsa vajza e Presidentit amerikan do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga komuniteti fetar San Egidio mes viktimave e trafikut të qënieve njerëzore.

Në kuadër të kësaj vizite, kryeqyteti italian Romë është vendosur në një plan special sigurie. Presidenti Trump do të shoqërohet nga rreth 50 makina të blinduara e nga trupat e forcave speciale amerikane. I gjithë territori ku do të kalojë grupi presidencial është bonifikuar e do të kontrollohet nga ajri me helikopter e snajpera.

Presidenti Trup mbërrin në Romë pas vizitës së zhvilluar në Izrael e pak orë pas atentatit terrorist në Manchester.

Ministri i Brendshëm italian Marco Minitti rreth orës 15.00 të ditës së sotme ka thirrur mbledhjen e Këshillit Anttiterrorist Kombëtar.

Share Button