Viti 2016, më i ngrohtë se viti që po lëmë pas

Temperatura globale gjatë vitit të ardhshëm do të arrijë nxehtësinë më të lartë ndonjëherë, sipas Zyrës Meterologjike të Britanisë së Madhe.

“The Guardian” shkruan se ndryshimet klimatike dhe rrymat e El Ninos (cikël natyror i ngrohjes në Oqeanin Paqësor) do ndikojnë në ngritjen e temperaturave që do të jetë rekord i temperaturave të larta.

Ky lajm vjen vetëm pak ditë pas marrëveshjes që kishin arritur 195 kombe në takimin e Kombeve të Bashkuara në Paris që të bëhet zvogëlimi i emetimit të gazrave, i cili ka ndikim direkt në temperaturë.

Zyra Meterologjike e Britanisë së Madhe ka thënë se temperatura mesatare në vitin 2016 do të jetë 1.14C mbi temperaturën para-industriale, që do të thotë se do të jetë më e lartë se në vitin 2015.

“Qershia mbi tortë do të jetë aktiviteti i El Ninos që ndikon në ngritjen e temperaturave globale, dhe presim që në vitin 2016 të arrijë pikën më të lartë të temperaturës”, ka thënë prof. Adam Scaife, i Zyrës Meterolgjike britanike.

Sipas tyre temperatura në vitin 2016 do të jetë rreth 1 gradë C më e lartë se në vitin 2015.

 

Share Button