Viti 2013 shënoi rritje të pasurisë private

Pasuria private që kontrollohet nga familjet në mbarë botën u rrit me mbi 14 për qind vitin e kaluar, duke arritur në 152 trilionë dollarë, kryesisht nxitur nga rritja në tregjet financiare. Azia e Paqësorit, me përjashtim të Japonisë, kryeson rritjen me 31 për qind, duke kapur kuotën e 37 trilionë dollarëve, raporton agjencia Boston Consulting Group. Edhe numri i milionerëve është rritur gjithashtu ndjeshëm. Raporti merr parasysh paratë e thata, depozitat, aksionet në bursa dhe asetet e tjera që zotërohen nga njerëzit. Por bizneset, pronat e patundshme dhe mallrat e luksit nuk bëjnë pjesë në këtë klasifikim.
“Pothuajse në të gjitha vendet, rritja e pasurisë private është udhëhequr nga tërheqja e barazisë në tregje që nisi në gjysmën e dytë të vitit 2012”, deklaroi BCG në raportin e saj. “Kjo performancë ka ardhur si pasojë e një ekonomie relativisht të qëndrueshme në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe rimëkëmbja e disa prej vendeve evropiane si Irlanda, Spanja apo Portugalia. Kuota e pasurimit në kushte barazie në rang global u rrit me 28 për qind gjatë këtij viti, vijon raporti i Boston Consulting Group. Por ekonomitë në Azi kanë qenë motori i rritjes në vitet e fundit dhe banorët e këtij rajoni kanë përfituar shumë prej saj. Brenda vetë këtij rajoni, Kina ka qenë udhëheqësi më i madh, me pasurinë private në vend që u rrit mbi 49 për qind në vitin 2013.
Kuotat e larta të kursimit në vende si Kina dhe India kanë qenë gjithashtu një element kyç në këtë rritje. Pasuria në këtë rajon pritet gjithashtu të rritet më tej, në rreth 61 trilionë brenda vitit 2018, dhe të lërë pas Evropën Perëndimore si rajonin e dytë më të pasur dhe Shtetet e Bashkuara.

Share Button