Vitamina C, e domosdoshme në çdo stinë

Forcon sistemin imunitar, ju mbron nga infeksionet dhe bllokon radikalet e lira. Këto janë vetëm disa prej efekteve më të njohura të vitaminës C, mjaft i rëndësishëm në formimin e kockave, lëkurës dhe dhëmbëve. Gjithashtu vitamina C nxit aktivitetin muskulor, duke marrë pjesë në prodhimin e energjisë në nivel qelizor.

Dhe kjo nuk është gjithçka, ajo favorizon thithjen e hekurit në zorrë dhe shpërndarjen e tij pastaj në organizëm. Nëse dëshironi ta rrisni sasinë e vitaminës C në trup, duhet të konsumoni shumë fruta e perime të freska, në veçanti agrume.

Mungesa e vitaminës C ndodh zakonisht për shkak të moskonsumimit të zarzavateve të freskëta (fruta dhe perime), rrjedhimisht prej nga buron edhe ndjesia e lodhjes së vazhdueshme, një nga simptomat më të zakonshme të mungesës së saj. Situata mund të rëndohet më shumë kur pini duhan, merrni ilaçe ose jeni të stresuar. Të gjitha këto shkaqe pakësojnë sasinë e vitaminës C në trup, që në fakt duhet të merret në sasi të mëdha përmes dietës ose shtojcave të veçanta.

Në verë do të dëshirohej një rritje e të “ardhurave” për të kompensuar humbjen e acidit askorbik nëpërmjet djersitjes së madhe, sidomos në qoftë se ndryshimi i mënyrës së të ngrënit ka prekur mirëfunksionimin e traktit gastro-intestinal, faktor që në vetvete është i mjaftueshëm për të ndryshuar thithjen e vitaminës.

Kivi, mbreti i antioksidantëve

Fruti përmban substanca të dobishme që janë shumë të rëndësishme për të ngadalësuar procesin e plakjes së qelizave. Për këtë arsye, hani kivi dhe do të jetoni më gjatë!

Kivi njihet ngaherë si një nga frutat më të pasura me vitaminë C, molekula më e rëndësishme për formimin e kolagjenit dhe funksionimin e duhur të sistemit tonë imunitar.

Edhe frutat e freskëta janë burim i shkëlqyer i vitaminës C, ndaj këshillohet që t’i konsumoni shumë gjatë ditës.

Disa nga frutat dhe perimet që përmbajnë vitaminë C janë: brokoli, luleshtrydhet, ananasi, portokalli, lakra jeshile, speci i kuq, lulelakra etj.

Share Button