Virusi Zika do të mund të shfrytëzohet në kurimin e tumorit në tru

Virusi Zika mund të shkatërrojë qelizat e kancerit në tru te personat e rritur.

Siç lajmëron BBC në hulumtimin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit në Washington dhe San Diego në Kaliforni janë përdorur minj laboratorik të cilët vuanin nga tumori në tru, glioblastom.

Gjatë hulumtimit është regjistruar se virusi Zika tek minjtë lufton kundër qelizave tumorale dhe i shkatërron, ndërsa më pas nuk dëmton qelizat e shëndosha.

Shkencëtarët të cilët kishin vështirësi në kurimin e glioblastomit, formës shumë agresive dhe të përhapur të tumorit konsiderojnë se virusi Zika mund të shkatërrojë qelizat të cilat rezitojnë kimoterapinë.

Detaje nga hulumtimi janë publikuar në gazetën ”Experimental Medicine“.

Share Button