Virusi i zbuluar para 100 vitesh mund të zëvendësojë antibiotikët

Pritet që rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve, fenomen në të cilin bakteri ndalon të reagojë ndaj barnave, do të bëhet arsyeja kryesore e vdekjeve dhe do të mbysë 10 milionë njerëz deri në vitin 2050.

Shumë kompani farmaceutike në gjithë botën kanë ndaluar të bëjnë antibiotikë të ri, ndërsa barnat të cilat zhvillohen aktualisht, edhe më tej po përballen me bllokada kur është në pyetje zëvendësimi i tyre.

Për shkak të rrethanave në të cilat ndodhen kompanitë farmaceutike, gjithnjë e më shumë i bashkëngjiten idesë së terapisë bakteriofag, transmeton KosovaPress. Terapia përbëhet nga virusi, i cili vret bakteret. Ai është zbuluar në fillim të shekullit 20, kur bakteriofagu mund të shërojë njerëzit me infeksione bakteresh. Kjo metodë përdorej në vendet e Evropës Lindore dhe ish-BRSS si alternativë kur antibiotikët nuk kryenin punë.

Share Button