Vijojnë zgjedhjet për Parlamentin Europian

E shtuna shënon ditën e parafundit për zgjedhjet e Parlamentit Europian në mbarë BE-në ndërkohë që votimi vazhdon për të dytën ditë në Republikën Çeke, ndërkohë që Letonia, Malta Sllovakia dhe territoret franceze përtej detit gjithashtu u drejtohen kutive të votimit.
Në fillim të ditës së tretë, mbi 90 milionë nga 388 votues të regjistruar mund të kenë hedhur votën e tyre në procesin më të madh dekomratik pas Indisë. Por, ndryshe nga India ku pjesëmarrja ishte në nivelet mbresëlënëse të 66%, zgjedhjet e fundit europiane kanë patur një pjesëmarrje prej vetëm 43%. Numri i vogël i votuesve mund të shkojë në avantazh të partive anti-BE të cilat kanë përjetuar një rritje të përkrahjes së tyre në gjirin e popullutave që nga fillimi i krizës ekonomike dhe financiare. Një nga vendet më të prekura nga kriza, Irlanda, doli vetëm së fundi nga paketa e shpëtimit FMN-BE. Sondazhet në vend tregojnë se besimi në institucionet evropiane është 23 përqind më i ulët nga cc?ishte përpara zbatimit të planit të shpëtimit.
Rezultatet e zgjedhjeve do të bëhen publike në orën 12 të ditës së dielë kur pjesa tjetër e vendeve të BE. Këto zgjedhje janë karakterizuar nga pritja për një rritje të përfaqësimit nga partitë euroskeptike. Politikanët e establishmentit tradicionalë druhen nga fitoret e Fronti Nacional në Francë dhe Partia e Pavarësisë në Britani, e cila kërkon largimin e vendit nga BE-ja, ndërkohë që edhe Alternativa për Gjermaninë nuk ngelet mbrapa. Në Greqi, Agimi i Artë pritet të përjetojë një tjetër rritje, ashtu si dhe lëvizja e ekstremit të djathtë Jobik në Hungari, e cila ka kërkuar madje të vërë nën hetim nënshteasit hungarezë me kombësi hebreje. Rryma të ngjashme nga Hollanda, Danimarka, Zvicra dhe Italia pritet të kenë përfaqësim në Parlamentin e Ardhshëm evropian, ndonëse nuk do të gëzojnë shumicën atje.

Share Button